Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është “një njeri i vdekur”

12 Tetor 2023 | 09:34

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se çdo anëtar i Hamasit ishte “një njeri i vdekur” pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme të vendit të tij.

Krahas tij, figura e opozitës Benny Gantz tha se ishte “një kohë për luftë”.

Por presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me Netanyahun dhe e bëri të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës”.

Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200. Sakaq më shumë se 1200 njerëz palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Biden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin – i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit – të jetë i kujdesshëm.

Më herët të mërkurën, Netanyahu dhe Gantz ranë dakord të linin mënjanë një rivalitet të ashpër politik që ishte përshkallëzuar në protesta të gjera.

Gantz u tha qytetarëve izraelitë se qeveria e sapoformuar ishte “e bashkuar” dhe e gatshme për të “fshirë Hamas nga faqja e dheut”.

Udhëheqësi kryesor i opozitës në vend, Lapid, nuk i është bashkuar aleancës. Megjithatë, Netanyahu dhe Gantz thanë në një deklaratë të përbashkët se një vend do t’i rezervohej atij në kabinetin e luftës.

Hamasi ka marrë peng deri në 150 persona gjatë sulmit të befasishëm të së shtunës, duke përfshirë të moshuar dhe fëmijë.

Të mërkurën ushtria izraelite tha se mijëra trupa ishin gati pranë kufirit me Gazën për një pushtim të mundshëm tokësor.

Përveç sulmeve nga Hamasi, Izraeli ka shkëmbyer zjarr edhe me milicinë e Hezbollahut në Liban dhe forcat në Siri.

LEXONI GJITHAHSTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026