Mimi Kodheli: Turqia ka marrë statusin e partnerit strategjik për Shqipërinë, por kjo s’i ndikon marrëdhëniet me BE
Deputetja e Partisë Socialiste dhe Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Turqi solli një marrëveshje të re që flet për ndryshimin e statusit të marrëdhënieve mes dy vende, ku Turqia merr statusin e partneritetit strategjik.
Por kjo sipas znj. Kodheli nuk i prek aspak marrëdhëniet e Shqipërisë me BE, vetëm shton listën e vendeve që Shqipërinë e trajtojnë partnere, aleate të denjë.
“Kjo forcon rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Këto janë suksese në politikën e jashtme që i japin vendit tregje më të mëdha dhe politike më agresive në kuptimin pozitiv të fjalës, jo vetëm në Ballkan po edhe rajon e më gjerë”, tha znj. Kodheli.
E pyetur lidhur me deklaratën e bërë dy ditë nga kryeministri Edi Rama, se nëse BE nuk hap tregjet për Shqipërinë do t’i kthejmë sytë nga Turqia dhe vendet dhe arabe, ish-ministrja e Mbrojtjes tha se ekonomia është baza e politikës së brendshme dhe të jashtme, ndaj për të mirën e Shqipërisë politika duhet të jetë më fleksibël.
Ajo komentoi edhe raportit që tregon rritjen e indeksit të demokracisë për Shqipërinë, çka sipas znj. Kodheli e nxjerr vendin tonë nga statusi i demokracisë hibride ku është klasifikuar për shumë kohë. Ky tregues sipas saj vjen falë miratimit me sukses të reformës elektorale nga ana e qeverisë Rama.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta