Besimi i ulët te prokuroria dhe gjykatat, Neritan Sejamini: Tregues që s’besohet as reforma në drejtësi

4 Shkurt 2021 | 20:53

Gjashtë vite pas nisjes së reformës në drejtësi, institucionet që duhet ta shërbejnë atë mbeten pa besueshmëri të lartë nga opinioni i qytetarëve shqiptarë.

Ky ishte rezultati i sondazhit të MRB-së për Euronews Albania që u publikua të enjten në Barometrin Politik. Sipas sondazhit gjykatat kanë marrë 29.6% nivel besueshmëria ndërsa prokuroria 39.2% – mesatarja e besueshmërisë 37.2%, institucionet më të besueshëm ato ndërkombëtarë 47.9%.

Sipas analistit Neritan Sejamini, i cili drejton emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania, besimi aktual te prokuroria dhe gjykatat është reflektim i besimit të ulët te vetë reforma në drejtësi.

“Pas qindra miliona eurove në reformën në drejtësi, për të krijuar një sistem të besueshëm, i cili bën drejtësi, shohim që në perceptimin publik kjo reformë është e dështuar, sepse gjykatat kanë poshtë tyre vetëm parlamentin dhe presidencën [për nga besueshmëria],” – tha Sejamini.

Krahas këtij gjykimi, Sejamini i shtoi edhe reputacionin e ulët si “rojtar i qeverisë” që ka shoqëria civile.

Ndiqni diskutimin e plotë:

Lexoni gjithashtu:

Kuvendi ndër institucionet më pak të besueshme, Jonila Godole: Sepse askush s’i njeh më deputetët

Ndërkombëtarët, shëndetësia dhe shkollat zënë vendet kryesore të institucioneve më të besuara nga shqiptarët

Të rinjtë me besimin më të lartë tek opozita dhe mediat online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara