Josep Borrell vizitë tre ditore në Moskë, do të takohet me Sergei Lavrov
Josep Borrell, shefi për politikën e jashtme të BE-së është nisur në Moskë për një vizitë tre ditore, gjatë së cilës ai do të takojë homologun e tij rus, Sergei Lavrov.
Vizita bëhet gjatë kohës që është burgosur lideri i opozitës Alexei Navalny, i cili duhet që të vuajë një dënim me burg prej 2 vitesh e 8 muaj.
Liderët evropianë, duke përfshirë dhe vetë Borrell, e kanë dënuar këtë vendim të gjykatës ruse duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Navalny-t.
Marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara gjatë dekadës së fundit.
BE ka denoncuar publikisht qeverinë e Vladimir Putin për një sërë çështjesh, të tilla si spiunazh, sulme kibernetike, fushata dezinformimi, shkelje në zgjedhjet elektorale si dhe helmime kimike.
Gjithashtu, unioni i vendeve evropiane i rinovon në mënyrë të vazhdueshme sanksionet e saj për Rusinë që nga aneksimi i rajonit të Krimesë në vitin 2014.
Lexoni gjithashtu:
Lideri opozitar rus pritet të mësojë vendimin, rrezikon disa vite burg
Gjykata dënon me burg liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalny
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor