Të huajt plazh në tetor, Ksamili plot me turistë që shijojnë bregdetin

15 Tetor 2023 | 14:21

Mesi i muajit tetor në jug të vendit po shoqërohet nga temperatura mbi 20 gradë celsius. Të favorizuar nga moti i mirë, të huajit nuk po i ndahen Ksamilit.

Pushues të huaj, kryesisht nga Spanja, zgjedhin bregdetin e Tre Ishujve, për ujëra të pastra, qetësi e çmimet e ulëta që ofron vjeshta.

“Më pëlqeu shumë pjesa e alpeve. Me pëlqen shume gjithë pamja që është këtu dhe mbi të gjitha qetësia…Kemi vizituar Syrin e Kaltër dhe ishte shume bukur, dhe kjo pjesë këtu në Ksamil më pëlqen për qetësinë që ka. Pashë që njerëzit janë shumë të dashur, notuam, kemi qene në disa plazhe, dhe do ikim në Porto Palermo… Do e rekomandoj këtë vend, sepse çmimet janë shumë të mira si në çmime dhe në hotele dhe më pëlqen shumë çdo gjë këtu”, thotë një turist.

Për këtë turist tjetër spanjoll i mbërritur nga Bilbao, për një tur në Shqipëri, e veçanta e vendit tonë janë alpet në veri. Ditët e plazhit po i kalon në Ksamil, ku thotë se i pëlqen natyra, moti e gjithçka tjetër e qytezës bregdetare, përveç çmimeve të shezlongëve.

“Ajo që më pëlqeu më tepër janë alpet, në veri të vendit tuaj. Më pëlqen Ksamili por nuk më pëlqen fakti që plazhet janë private, më pëlqejnë të jenë të hapura si në Spanjë dhe nuk duhet të jenë shezlongë të shtrenjtë në çmim, ishte 10 euro për person”, thotë ai.

Ksamili i mbipopulluar gjatë verës, edhe në muajin tetor shënoi një prezencë turistike të konsiderueshme, me prenontime në strukturat akomoduese në masën 40%.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026