Samiti/ Gjeta: Kurti nuk është i gatshëm të bëj kompromise për Kosovën
Politologu Altin Gjeta komentoi samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë ku i pranishëm do të jetë dhe kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se Kurti nuk është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, duke theksuar se do të marrë vendime të forta që mund të jenë produktive për Kosovën në të ardhmen.
“Unë besoj se Kurti nuk do lëviz shumë nga qëndrimet e tij që i ka bërë të ditura. Ai pret që BE dhe faktori perëndimor të dënojë aktet e Serbisë duke ndërmarrë sanksione dhe do mundohet ta paraqesë veten si një lider i cili nuk është i gatshëm të bëjë kompromise mbi sovranitetin e Kosovës dhe të shkelë mbi premtimet e tij gjatë karrierës së tij. Mendoj se Kurti po mendon më shumë elektorakisht se sa si një shtetar që ndodhet në moment të vështirë dhe është i gatshëm të marrë vendime të forta që mund të mos jenë afatgjata por mund të rezultojnë produktive për Kosovën”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta