Gjyqtarja çon ‘Vettingun’ në Strasburg, Daci: Besoj se do marrë vendim pozitiv, procesi ka nevojë të futet në shina

5 Shkurt 2021 | 18:23

Javën tjetër Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg pritet të japë vendimin e parë për procesin e vetingut në drejtësi në Shqipëri. Vendimi i parë do të jetë për padinë e ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj e shkarkuar në maj të 2018-s. Xhoxhaj ka ankimuar në Strasburg shkarkimin e saj si të pabazuar në ligj e prova.

Juristi Jordan Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se beson që gjyqtarja Xhoxhaj do të marrë një vendim pozitiv, çka sipas tij do të ishte mirë për të gjithë procesin, pasi mënyra se po shkon dhe standardet që po zbatojnë trupat e vetingut ka bërë që ketë shkarkime pa meritë ashtu siç ka edhe mosshkarkime pa meritë.

Sipas z. Daci, ka nevojë për futje në shina të procesit të vetingut dhe kthim në kushtetutshmëri.

“Do të isha më i lumtur nëse njerëzit e drejtësisë do të shkarkoheshin për mungesë profesionalizmi se sa për mosjustifikim të një makine. Ky është ndër vendimet e para në Strasburg, por duke pasur parasysh se atje kanë shkuar pothuajse të gjitha rastet, në një kohë të mëvonshme do të përballemi me një vendim pilot, që nuk do të merret më me secilin rast”, tha juristi.

Për z. Daci largimet e disa profesionistëve shumë të mirë kanë lënë shije të keqe, ndaj sipas tij, rasti i parë i marrë në shqyrtim nga Strasburgu, ai i gjyqtares Xhoxhaj do t’i ktheje legjitimitetin procesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026