Sekretari i Shtetit Blinken: SHBA po punon që Gaza të marrë ndihmën e duhur
Shtetet e Bashkuara po “punojnë në mënyrë aktive” për të siguruar që ndihma humanitare të mund të hyjë në Gaza, tha të hënën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Blinken shkroi në një mesazh në “X” u shpreh: “Ne qëndrojmë me Izraelin ndërsa ai mbron veten. Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu në mënyrë aktive për të siguruar që njerëzit e Gazës të mund të dalin nga rreziku dhe ndihma për të cilën ata kanë nevojë ushqim, ujë, ilaçemund të hyjë. Hamasit nuk i intereson nëse palestinezët vuajnë”.
Gaza po përballet me një krizë kritike humanitare, me mungesë të ujit, energjisë elektrike, ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.
Kalimi Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, i vetmi vendkalim i mbetur për furnizime, është mbyllur për pjesën më të madhe të javës së kaluar.
Tonelata me furnizime jetike humanitare për njerëzit në Gaza janë grumbulluar në anën egjiptiane të kufirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh