“Vuçiç i zënë në Kinë”, Kurti: I kërkova Brnabiç të nënshkruajmë marrëveshjen bazike

16 Tetor 2023 | 19:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë foli për sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë, ku kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë dhe siguri për Kosovës.

Ai theksoi se është për zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit, të cilën siç tha ia propozoi edhe kryeministres serbe për ta nënshkruar.

“Kemi marrëveshje me Serbinë, të 27 shkurtit që ka në qendër njohjen reciproke dhe që duhet të zbatohet. Edhe sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe që ta nënshkruajë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti Vuçiç është i zënë në Kinë në takime me superfuqitë lindore, por ajo sërish nuk ishte e interesuar. E falënderoj kancelarin Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, që është aleati ynë shumë i rëndësishëm”, tha Kurti.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026