91-vjeçarit i kthehet portofoli i humbur në Antarktidë në vitet ’60
Paul Grisham nga San Diego kishte humbur portofolin e tij prej vitesh në një ndër kontinentet më pak të vizituara të botës.
Pesëdhjete e tre vjet me vonë, 91-vjeçari mban në dorë kuletën e tij së bashku me shumë kujtime të harruara prej një udhëtimi 13-mujor si meteorolog i marinës detare ne Antarktidë gjatë viteve 1960.
“Jam pa fjalë”, tha Grisham, pasi mbante në dorë portofolin e tij. “Një numër i madh personash janë munduar për të më gjurmuar dhe për të më kthyer portofolin”.
Brenda tij ishte një kartë identiteti e marinës, patenta, një udhëzues se çfarë duhet të bënte gjatë një sulmi atomik, biologjik apo kimik, dhe një sërë faturash nga dërgesat që i bënte gruas së tij.
Grisham, i cili u rrit në Douglas, Arizona, u regjistrua në Marinë në 1948. Ai u bë një teknik i motit dhe më pas një parashikues i motit.
Grisham, i cili u rrit në Douglas së Arizonës u bë pjesë e marinës detarë më 1948. Si fillim ai punoi si teknik i motit dhe më pas meteorolog.
“Gjatë zbritjes në Antarktidë si pjesë e operacionit Deep Freeze, më humbi portofoli diku nën akuj, diçka që harrova shumë shpejt”, tregon Grisham.
Portofoli u gjet në një dollap të kyçur në vitin 2015 gjatë shkatërrimit të një ndërtese në stacionin McMurdo në ishullin Ross të Antarktidës. Për të gjetur pronarin e portofolit janë shkëmbyer shumë e-maile, mesazhe në Facebook dhe letra.
Lexoni gjithashtu:
Dasma në kohën e Covid-19, çifti spanjoll celebrohet në spital
Lojërat e tavolinës, shitje masive në Francë falë ‘efektit të shtetrrethimit’
Rikthim 600 vite më parë, karantina e parë në botë u krijua në Venecia, mbrojtje nga murtaja
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026