Drama e Kosovës, filmi i Bashollit: Të humburit e luftës dhe mentaliteti patriarkal
Në Festivalin “Sundance”, filmi nga Prishtina me regji të Blerta Bashollit mori çmimin e madh të jurisë, çmimin për regjinë më të mirë dhe çmimin e publikut.
“Në fillim u njoftuam vetëm për çmimin e jurisë, dhe më pas u njoftuam dhe për dy të tjerët, ishte shumë, por – po, ishim të lumtur dhe të motivuar”, thotë regjisorja.
Ndërsa Fahrije Hoti merr patentën dhe krijon biznesin e saj të vogël, asaj i duhet që të përballet me shoqërinë patriarkale sepse sipas këtij mentaliteti i duhej që të qëndronte në shtëpi dhe të respektonte prindërit e bashkëshortit. Ajo madje dhe ofendohej publikisht.
Blerta Basholli dëgjoi për Fahrije Hotin e vërtetë në një emision televiziv dhe e takoi atë nga afër. Por regjisorja nuk donte që të bënte një dokumentar. Roli kryesor luhet nga aktorja Yllka Gashi.
“Mendoj se është zëri i shumë grave dhe jam e lumtur që zëri i saj do të dëgjohet në të gjithë botën, sepse është një histori suksesi. Në fund të filmit, edhe pse është e trishtueshme ajo që vazhdon të kalojë, edhe gjatë ditëve tona, ajo akoma nuk e di se ku ndodhet burri i saj, pas njëzet viteve, dhe pyet nëse ai do të kthehet? Po sikur ai të jetë akoma gjallë? “, thotë Blerta Basholli.
Filmi shënon debutimin si regjisore të Blerta Bashollit, e cila ka shkruar gjithashtu dhe skenarin.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona