Manchester City synon arratinë, skuadra e Guardiolës ka mundësinë të nisë shkëputjen në krye të klasifikimit
Liverpool dhe Manchester City do të marrin skenën këtë të diel, ku do të matin forcat në Anfield.
Kampionët në fuqi do të tentojnë të ndalin vrullin e skuadrës së Pep Guardiolës, që në nëntë ndeshjet e fundit në Premier League ka marrë maksimumin e pikëve. Jo vetëm kaq, por kryesuesit e kampionatit kanë pësuar vetëm një gol në këto ndeshje duke treguar një formë të shkëlqyer.
Një sfidë e madhe për skuadrën e Jurgen Klopp që këtë edicion janë larg formës që treguan sezonin të shkuar, pasi kanë marrë vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit.
“The reds” kanë hasur vështirësi në shtëpi, pasi nuk fitojnë prej katër ndeshjesh radhazi.
Një fitore e Manchester City do bënte që të niste arratia në krye, pasi diferenca me vendin e dytë do të shkonte në pesë pikë, ndërsa ka dhe një ndeshje më pak se Manchester United.
Në anën tjetër kampionët do të ringjalleshin dhe do të provonin deri në fund për të mbrojtur fronin e kampionati.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti