Ultimatumi francez, Enver Hoxhaj: Arsyet pse Macron korrigjoi deklaratën e bujshme
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tregoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se edhe para disa javësh, Emmanuel Macron ka folur në konferencën e ambasadorëve francezë duke kërcënuar se do të pezullojë vizat për Kosovën dhe Serbinë.
Ai tregoi se ka qenë në Paris pas kësaj deklarate dhe në atë kohë është thënë se është parë si një kërcënim, kjo para se të ndodhte sulmi i 24 shtatorit.
“Sot, po ashtu, gjuha e tij ka qenë gjuhë kërcënuese. Unë kam qenë për 15 vite në qeveri dhe natyrisht në një konferencë për shtyp mund të ndodhë që të ketë përkthim jo të duhur, mund të ndodhë që të bëhen gabime, por e tha qartë dhe bëri shumë mirë që korrigjoi një qëndrim të tillë sesa më tej qëndrimi francez mund të shndërrohet në një qëndrim evropian, kjo është çështje tjetër, por përtej kësaj mendoj që është absurde edhe një kërcënim i tillë nga presidenti Macron meqë ka qenë Franca ajo që që prej vitit 2018 e deri sot që po flasim ka qenë vendimtare për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën,” – u shpreh Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta