Rrëfimi prekës i Dritan Goxhaj: S’më rreh zemra në gjoks, por në Kosovën ku luftova
Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj ka rrëfyer në emisionin Now në Euronews Albania lidhjen e fortë që ka me Kosovën për lirinë e të cilës luftoi bashkë me të atin e vet, Dilaver Goxhaj.
Ai tregoi se në atë kohë e kishin ndjerë që të kontribuonin të dy në luftë, pa i bashkërenduar në asnjë moment veprimet me njëri-tjetrin.
“Profesioni i ushtarakut është i lidhur me luftën, në atë kohë menduam që secili nga ne të jepte kontributin e vet pa e bashkërenduar veprimin me njëri-tjetrin. Kur niste bombardimi ditët e para i bëja pyetje vetes; po unë ç’dua këtu, nuk është çështje trimërie, po çështje kujdesi, ajo që përjeton. Në fillim nuk e di ku të rreh zemra, nuk rreh aty ku ne ka bërë gjoksi por lëviz gjatë gjithë kohës dhe derisa të mësohesh mundohesh ta mbash që të mos ikë derisa të mësohesh. Po e kalon me ndihmën e bashkëluftëtarëve dhe gjen vullnetin për të qëndruar. Njeriu mësohet edhe me gjërat më të vështira”, u shpreh Goxhaj.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë dhe u lirua 1 javë më parë.
Ish-luftëtari i UÇK-së u përball me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gjithashtu, ai u akuzua si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta