Zjarri në Spitalin e Durrësit, drejtoresha Nadire Jani: Kanë qenë rreth 120 pacientë, janë evakuuar për 15 minuta

11 Janar 2020 | 12:44

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të kësaj të shtune ambientet e Spitalit në qytetin e Durrësit, ndërsa kjo situata ka shkaktuar panik dhe frikë tek pacientët e shtruar, por edhe tek familjarët e tyre.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka ndodhur në katin e parë, dhe më pas tymi është shpërndarë me shpejtësi në të katër katet e institucionit shëndetësor.

Drejtoresha e Spitalit të Durrësit, znj.Nadire Jani, ka treguar detaje gjatë një prononcimi për Euronews Albania. Ajo tha se pacientët janë evakuuar në kohë rekord nga ambientet e spitalit dhe stafi po punon intensivisht për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të sëmurë. 

Sipas drejtoreshës, në momentin e ngjarjes brenda në spital kanë qenë rreth 120 pacientë, ndërsa disa prej kanë pësuar gjendje asfiksie dhe janë transportuar drejt Tiranës për kurim më të specializuar

“Specialistët mendojnë se që ka qenë një shkëndijë elektrike që ka ndodhur në panelin eterik të katit të parë dhe pastaj ato kanë komunikim me njëri-tjetrin dhe tymi ka shkuar deri në kat të katërt.

Kanë qenë rreth 120 pacientë. Janë evakuuar plotësisht dhe dua ta theksoj se janë evakuuar brenda 15 minutash. Kishte pacientë në spital, që ishin në gjendje të rëndë dhe ata janë futur në ambientet e tjera të spitalit.

Po marrin mjekimin normalisht sikur të ishin në pavionet e veta. Gjysma e majtë e godinës është funksionale, vetëm policia të mbaroj procedurat e veta dhe ne fusim pastaj personelin ta pastrojë dhe pasdite kjo është funksionale. Gjysma tjetër duhet të rregullohet paneli pasi ka probleme”- u shpreh mes tjerash drejtoresha e Spitalit të Durrësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026