Çështjet e korrupsionit, Dumani: Dosjet po adresohen në sektorin e hetimit financiar

18 Tetor 2023 | 14:17

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se tashmë çështjet që kanë të bëjnë me fshehjen e pasurisë apo korrupsionin , po adresohen në sektorin e hetimit financiar.

Ai shtoi se për hetimet mbetet shumë e rëndësishme edhe teknologjia, e cila është gjithnjë në zhvillim.

“Të hetosh vepra penale të korrupsionit, të fshehjes së pasurisë të deklarimit të rremë, është shumë e vështirë. Kërkon kohë dhe burime njerëzore. Më këtë vështirësi ne hasemi përditë.

Tashmë ne kemi sektorin e hetimit financiar, ku ne delegojmë një pjesë të mirë të hetimeve që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Metodat klasike të hetimit tashmë nuk vlejnë, kanë shumë pak vlerë në procesin e provave. Përdorimi i teknikave dhe metodave speciale të hetimit bëjnë që të kesh hetime të suksesshme”,-tha Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026