Premier League, Manchester City nuk ndalet as nga Liverpool, blutë fitojnë thellë në Anfield

7 Shkurt 2021 | 18:41

Dy gafa të portierit të Liverpoolit Alisson Becker i dhuruan Manchester City-it mundësinë për të fituar përballjen kryesore të së dielës e të nisë shkëputjen në krye të kampionatit.

Në pjesën e parë Ilkay Gundogan shpërdoroi një njëmbëdhjetëmetërsh, mirëpo në të dytën ndreqi gjithçka me një gol katër minuta pas nisjes së lojës.

Mohamed Salah konkretizoi reagimin e Liverpool-it me një penallti rreth pesë minuta më vonë.

John Stones pa një gol t’i anulohej për pozicion jashtë loje, anulim që u bë me video-asistencë në gjykim (VAR). Sidoqoftë portieri Alisson u bë protagonist me dy gabime në pasime duke i dhuruar City-it dy gola.

Fillimisht ai i dha topin Phil Fodenit në minutën e 73-të, ndërsa ky shërbeu Gundoganin që realizoi golin e avantazhit 2-1 për City-in. Pak më vonë, sërish Alisson gaboi duke i dhuruar topin Bernardo Silvas, i cili dërgoi në rrjetë Raheem Sterlingun.

Me rezultati n3-1 Liverpool u duk i dorëzuar dhe në minutën e 83-të, Phil Foden arkivoi shifrat në 4-1 për City-in.

Skuadra e Josep Guardiola realizuan kështu fitoren e 10-të në kampionat dhe të 14-ën në gjitha kompeticionet angleze – duke përfshirë këtu edhe ndeshjet e kupave të Federatës dhe Ligvs.

Kështu City barazoi rekordin e Preston (1892) dhe Arsenalit (1987) me 14 fitore radhazi në futbollin anglez.

Në 22 ndeshje të luajtura City ka 50 pikë. Me vetëm dy humbje dhe një ndeshje më pak ajo lë pas  me 5 pikë Manchester United-in – që u ndal në barazim 3-3 këtë fundjavë me Evertonin. Liverpool nga ana tjetër mbetet në vendin e katërt 10 pikë prapa City-it duke konfirmuar se e ka tejet të vështirë të mbrojte titullin kampion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026