The Guardian: Me qindra serbë paguhen për të luftuar me Rusinë kundër Ukrainës
Qindra qytetarë serbë janë kontaktuar nga shërbimet ushtarake të Rusisë për të luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Ukrainë. Gazeta britanike The Guardian, shkruan së struktura e rekrutimit të Moskës kanë krijuar një infrastrukturë të posaçme për të lejuar qytetarë serbë që t’i bashkohen ushtrisë ruse.
Gazeta publikon historinë e një shtetasi serb që udhëton nga Beogradi drejt kryeqytetit të Rusisë dhe pas takimit me ushtarakët rusë, dërgohet në një qendër rekrutimi në periferi të Moskës. Në këtë repart rekrutimi gjenden dhe shtetas të tjerë serbë që trajtohen nga ana ushtarake për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë.
Sipas dëshmisë së gazetës britanike, një qytetari serb i duhen vetëm pak orë pas mbërritjes në Moskë për t’u pranuar si rekrut, pas verifikimit të dokumenteve. Dëshmitari që ka parë repartet e rekrutimit thotë se brenda një dite ai është bërë ushtar i ushtrisë ruse dhe pas trajnimit do të dërgohet menjëherë në vijën e parë të luftës.
Kontrata që nënshkruhet me ministrinë e Mbrojtjes ruse është 18 muaj dhe pagesa është në varësi të gradave dhe frontit të luftës ku do të dërgohet.
Nga ana a autoriteteve serbe nuk ka asnjë mase për të ndaluar pjesëmarrjen në luftën e një shteti tjetër. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë dhe për disa mercenarë të vrarë që nga nisja e sulmit rus mbi Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi