“Vija baste për Milanin”, Tonali rrëfen të vërtetën: Kam varësi nga lojërat e fatit
Dita-ditës zbulohen të tjerë emra futbollistësh e po ashtu detaje në lidhje me bastvënien e paligjshme në Itali, ndërsa ai që rrezikon më tepër është ish-mesfushori i Milanit Sandro Tonali.
Autoritetet italiane të futbollit kanë identifikuar të tjerë futbollistë të përfshirë e ata janë Gatti, El Shaarawy dhe Nicolo Casale.
Tre lojtarët në fjalë janë pjesë e grupit të madh që kanë vendosur rregullisht baste në futbollin Italian, por të tjerë priten të publikohen së shpejti nga fotografi Corona.
Nicolo Fagioli bashkëpunoi me drejtësinë duke zbërthyer skemën e përdorur, ndërsa u dënua me 7 muaj përjashtim nga aktiviteti sportiv. Në një pikë kritike ndodhet dhe Sandro Tonali mesfushori që tanimë është pjesë e Newcastle në Itali, i cili ka pohuar për hetuesit se ka varësi nga bastet sportive. Italiani u tha hetuesve se ka varësi nga ky fenomen dhe e ka pasur të pamundur për të hequr dorë, madje duke kërkuar edhe ndihmën e psikologëve.
Pavarësisht kësaj deklarate, asgjë nuk ka ndryshuar e Tonali është ndër lojtarët që do të ketë dënimin më të rëndë, që shkon deri në 3 vite pezullim nga aktiviteti. Lojtarët në fjalë ka shtuar ndër të tjera se ka luajtur disa herë baste për skuadrën e tij Milanin, madje duka ua shpërndarë edhe miqve të tij në grupin e krijuar, në mënyrë që të fitonte gjithsecili. E njëjta metodë është përdorur edhe nga lojtarët e tjerë, ku siç dihet deri më tani janë më tepër se 20 emra të publikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta