Apeli i analistit pro-Kurti: Rama ta qetësojë Ballkanin, ta dojë më shumë Kosovën!
Analisti Krenar Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po sillet më shumë si ndërkombëtar se sa si udhëheqës i kombit.
Sipas tij, Rama më tepër po përpiqet t’u pëlqejë ndërkombëtarëve, që po e përdorin si një partner i besueshëm për stabilizimin e rajonit, gjë që siç tha nuk po e bën.
“Rama më shumë po duket si ndërkombëtar se sa udhëheqës i vendit tonë. Unë besoj se ai mund të duket edhe shqiptar, edhe ndërkombëtar, s’e përjashtojnë njëra-tjetrën. Ai më shumë po përpiqet të jetë në sytë e ndërkombëtarëve, që janë duke e përdorur si një partner i besueshëm që do të ofronte më shumë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por me deklaratat e tij Rama më shumë është duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Rama duhet ta kuptojë se kjo nuk është mënyra as për të ndihmua Kosovën dhe as për ta qetësuar Ballkanin”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta