Vjosa, aktivitete për mbrojtjen e vlerave të lumit të fundit të egër në Evropë
Përgjatë javës së 3-të të tetorit në Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa janë duke u zhvilluar një sërë organizimesh, të cilat synojnë mbrojtjen dhe promovimin e vlerave ekoturistike të lumit të fundit të egër të Europës. Me logon “Unë jam Vjosa” aktivitetet përfshijnë ture rafting, pastrim i mjedisit, mbjellje pemësh si dhe shenjimi i shtigjeve turistike.
Të rinj nga shtete të ndryshme të botës dhe vendi ynë janë bërë pjesë e këtyre aktiviteteve duke apeluar për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe turistike të Vjosës.
“Jemi në Javën e Vullnetarizmit për Vjosën, janë një sërë aktivitetesh që po zhvillohen duke filluar nga Përmeti e duke vazhduar me tej me zonën e Tepelenës, pastrimi është bërë gjithashtu, aktivitete rafting, do të bëhet edhe mbjellje pemësh dhe markim ose shënjim shtigjesh për të dhënë një kontribut simbolik në funksionimin e parkut në zgjidhjen e disa problematikave të vogla,” – u shpreh koordinatorja Besiana Guri.
“Në jemi këtu sepse me të vërtetë besojmë se Vjosa është një shpresë për këtë pjesë të Europës dhe në përgjithësi për botën përsa i përket konservimit, ne besojmë se ky është një shembull që të gjitha vendet duhet ta ndjekin dhe të gjithë duhet dhe t’i gëzohemi statusit të Vjosës si Park Kombëtar sepse është një sukses,” – u shpreh një ambientaliste e huaj.
“Vij nga Përmeti me shumë kënaqësi i jam bashkangjitur javës së Vjosës për aktivitete të ndryshme siç është mbjellja e pemëve apo në këtë moment aktiviteti i pastrimit sepse është sigurisht që edhe Përmeti është përgjatë Vjosës por edhe nëse jo ne të gjithë do të duhet e gjithë Shqipëria të kontribuojë qoftë përgjatë Vjosës por përveç asaj edhe në vende të tjera ku është e nevojshëm për tu pastruar,” – tha një ambientaliste shqiptare.
Lumi Vjosa ka një gjatësi prej 270 km ndërsa degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Vlorës. Tashmë jo vetëm vlerat natyrore por edhe ata historike dhe të trashëgimisë kulturore që ndodhen në zonat përgjatë lumit e bëjnë Parkun Kombëtar të Vjosës një atraksion të veçantë turistik dhe resurs të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta