Kryeministri britanik, Rishi sunak pritet të vizitojë sot Izraelin

19 Tetor 2023 | 07:20

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të mbërrijë në Izrael të enjten për takime me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog, përpara se të shkojë në kryeqytetet e tjera rajonale, njoftoi zyra e udhëheqësit britanik.

Zoti Sunak do të shprehë ngushllimet e popullit britanik për humbjet e jetëve në Izrael dhe Gaza si rezultat i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Gazën. Zyra e kryeministrit tha se zoti Sunak do të paralajmërojë kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

“Çdo vdekje e popullsisë civile është një tragjedi. Shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, tha zoti Sunak përmes një deklarate përpara vizitës së tij.

Ai tha se shpërthimi vdekjeprurës në një spital në Gaza të martën, që vrau qindra palestinezë, duhet të jetë “një moment vendimtar për udhëheqësit e rajonit dhe mbarë botës që të bashkohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të rrezikshëm të konfliktit”, duke u zotuar se Britania do të jetë “në ballë të kësaj përpjekjeje”.

Zoti Sunak do të kërkojë gjithashtu hapjen e një rruge për të lejuar ndihmat humanitare në Gaza sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për t’u mundësuar shtetasve britanikë të bllokuar në Gaza që të largohen.

Të paktën shtatë britanikë janë vrarë dhe të paktën nëntë rezultojnë të zhdukur që nga sulmi ndaj Izraelit, tha më herët të mërkurën zëdhënësi i zotit Sunak.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, i cili vizitoi Izraelin javën e kaluar, do të shkojë në Egjipt, Turqi dhe Katar gjatë tre ditëve të ardhshme për të diskutuar mbi konfliktin dhe për të kërkuar një zgjidhje paqësore, tha zyra e tij.

Britania tha se të tre vendet ishin “jetike në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur stabilitetin rajonal, për të liruar pengjet dhe për të lejuar qasjen humanitar në Gaza”.

Zoti Cleverly do të takohet me udhëheqës të lartë në rajon për të diskutuar mbi përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit, nevojën urgjente për të hapur vendkalimin Rafah me Egjiptin për të lejuar që ndihmat të arrijë tek ata që kanë nevojë dhe që Hamasi të lirojë pengjet, tha Londra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026