Rritet numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë
Numri i aksidenteve gjatë Shtatorit pësoi rritje krahasuar me Shtatorin e vitit të shkuar me rreth 4.5 %. Të dhënat e INSTAT tregojnë se muajin e shkuar u regjistruan 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në 2022.
Gjatë kësaj periudhe rezulton se janë vrarë dhe plagosur 122 qytetarë, nga 134 që ishin në Shtatorin e vitit të mëparshëm.
Në 94,6 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, kryer nga grupmosha 25-34 vjeç.
Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Enjte.
Ora 8-12 paradite ka edhe numrin më të lartë të aksidenteve….
Instituti i Statistikave raporton edhe aksidentet për 9 mujorin e vitit. Sipas INSTAT, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë mënyrë gjatë 9 mujorit, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 2,4 %.
Numri i të aksidentuarve është 1.189 persona nga 1.257 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të gjithë vitit, aksidentet rrugore, në 11,5 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
AKSIDENTET NË SHTATOR
93 ngjarje rrugore
122 të vrarë dhe të plagosur
AKSIDENTET NE 9 MUAJ
863 ngjarje rrugore
1.189 të vrarë dhe të plagosur
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta