Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha analizon përgatitjet për fushatën
Ardit Hoxha, gazetar i Euronews Albania tregoi se procesi për regjistrimin e partive ka nisur që prej ditës së enjte, javën e shkuar.
“Ishin dhjetë partitë e para që u regjistruan, çuan kërkesat e tyre pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 25 prillit,” – tha gazetari ndërkohë që sqaroi se afati është deri në 15 shkurt.
Ndërkohë afati përfundimtar sa i takon koalicioneve është deri në 25 shkurt dhe 6 marsi shënon afatin e fundit të regjistrimit të kandidatëve për deputet.
Gazetari Hoxha sqaroi se duhet të presim ende për koalicione të mundshme siç është rasti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që pritet të jetë në një koalicion me Partinë Demokratike.
“Pas ndryshimeve kushtetuese është shumë, për mos të thënë e pamundur, e vështirë që një parti e vogël të ketë mundësi për të arrit atë pragun e nxjerrjes së një deputeti,” – u shpreh Ardit Hoxha.
Ai tregoi gjithashtu se si do të funksionojë renditja në lista nga ana teknike.
“Një deputet mund të jetë renditur i pari nga partia por nëse ka marrë më pak vota se katër fituesit e tjerë zbret i fundit dhe nëse nuk është femër do të zëvendësohet nga ky që ka marrë 10 mijë e një vota,” – sqaroi Hoxha.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta