Rama: Në Shqipëri ka sinjale të arsyeshme për futjen e varianteve të reja të virusit

8 Shkurt 2021 | 10:19

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për situatën e koronavirusit u shpreh se në Shqipëri ka sinjale të arsyeshme për futjen e mutacioneve të reja të virusit.  

“Në kushtet kur po shohim një rritje të numrave të infektimeve, kur kemi sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të COVID-19, kur po rritet infektimi i moshave të reja dhe faktikisht po ulet edhe mesatarja e moshës të së shtruarve në spitalet COVID, natyrisht që jemi shumë të motivuar për të bërë gjithçka siç duhet që të mos kthehemi tek masat kufizuese, por për këtë duhet motivim i gjithsecilit”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Ky është moment për përgjegjësi maksimale nga gjithë secili”, tha më tej kreu i qeverisë.

Ai theksoi se masat që janë në fuqi, janë masa të cilat në këndvështrimin e ekspertëve të Komitetet Teknik, funksionojnë, por duhen të respektohen.

Sipas tij në të kundërt situata epidemiologjike do të përkeqësohet.

“S’jemi të shqetësuar për situatën në sistemin shëndetësor, por nëse nuk bëjmë tani detyrën tonë numri i të infektuarve rrezikon të rritet dhe barra që bie mbi sistemin shëndetësor rrezikon të rëndohet në kushtet kur në fakt është i shmangshëm”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se zgjatja e orës policore është një opsion, por theksoi se për këtë janë ende në diskutime.

“Këto ditë do shikojmë reagimin dhe ndërkohë do përgatitemi për kufizime të tjera, pa dashur të kthehemi tek kufizimet e forta të vitit të shkruar”, u shpreh ai.  

Sakaq, kreu i qeversisë paralajmëroi se në javën që vjen do të ketë rritje të gjobave ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilat nuk respektojnë masat anti-COVID.

Rama kritikoi në tërësi edhe politikanët që nuk zbatojnë masat anti-Covid duke organizuar takime me qytetarët me më shumë persona se sa lejohet.

“Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme,” u shpreh kryeministri, teksa nuk hezitoi të thoshte kjo nuk ishte vetëm për opozitën, por edhe për anëtarët e Partisë Socialiste.

Lexoni gjithashtu:

Neglizhenca e masave, Rama paralajmëron rritjen e gjobave për baret, restorantet dhe qendrat tregtare

Pandemia, ministrja Manastirliu: Prirje shqetësuese javët e fundit, 78% e kapaciteteve në spitale të zëna

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026