Partizani fiton derbin e parë, “Të kuqtë” mposhtin Tiranën me rezultatin 2-1
Partizani është fituesi derbit të parë të kryeqytetit për këtë sezon. “Të kuqtë” mposhtën me rezultatin 2-1 ekipin e Tiranës, në një ndeshje që zgjati pothuajse 100 minuta. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në pjesën e parë, ndërkohë që nuk arritën të finalizonin në portën e njëra tjetrës.
Goli i parë erdhi vetëm në minutën e 78-të, kur pas një goditje nga këndi, Maguette dërgoi topin në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin.
Rezultati “shkundi” Tiranën, e cila u hodh në kërkim të golit të barazimit, duke e gjetur në minutën 90-të, me sulmuesin Florent Hasani.
Baraspesha zgjati vetëm dy minuta, pasi Partizani realizoi me Mensah, që devijoi topin e dërguar në zonë nga Keko.
Përpjekjet e ekipit “bardhe blu” nuk mjaftuan, pavarësisht se arbitri kishte përcaktuar tetë minuta lojë shtesë. Në fund, ishte Partizani që fitoi derbin e 200-të të kryeqytetit.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta