Hidhet nga furgoni, humb jetën 55-vjeçarja në Rrogozhinë, dëshmia e shoqes

20 Tetor 2023 | 09:34

Një grua në moshën 55-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga furgoni.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Peqin Elbasan pranë fshatit Paper.

Merushe Gjuzi udhëtonte se bashku me një shoqen e saj drejt Elbasanit kur në një moment ka hapur derën  e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa  është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej ne gjendje jo te mire psikologjike atë mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes ishte grindur me bashkëshortin.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”- mësohet se ka thënë ajo.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026