‘Në kërkim të Venerës’, filmi kosovar që merr çmimin special të jurisë në Holandë

8 Shkurt 2021 | 12:18

Filmi  kosovar ‘Në kërkim të Venerës’ me regji të Norika Sefës, ka fituar çmimin special të jurisë në festivalin e filmit në Roterdam të Holandës.

Besnik Krapi, producent i këtij filmi në një intervistë për Euronews Albania tregoi se si me fitoren e filmit të tij, si me fitoren e Blerta Bashollit (filmi ‘Zgjoi’) është shënjuar histori në kinematografinë kosovare.

Ai shprehu dëshirën për të qenë prezent në festival por në pamundësi për shkak të COVID-19, u ngushëlluan me çmimin.

“Besoj se nëse punët do të shkojnë mirë me vaksinimin dhe pandeminë, Prishtina Film Festival do të mbahet në korrik dhe unë planifikoj ta kem premierën aty ndërsa në Shqipëri menjëherë pas Kosovës,” – u shpreh Krapi.

Histori adoleshentësh që jetojnë në një mentalitet të vështirë, zbuloi producenti sa i takon fabulës së filmit ndërkohë që theksoi se është një bashkëpunim mes aktorësh nga Kosova dhe Shqipëria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026