Greqia vendos masa të reja anticovid për fluturimet

8 Shkurt 2021 | 08:51

Greqia njoftoi të dielën se do të zgjasë kufizimet për fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare deri në datën 22 shkurt.

Udhëtarët që fluturojnë për në Greqi duhet të paraqesin një test negativ (PCR) 72 orë para mbërritjes së tyre në tokën greke ndërkohë do të aplikohet karantinë për udhëtarët e huaj për shtatë ditë.

Gjithashtu udhëtarëve nga Britania do t’u kërkohet të bëjnë një test të shpejtë pas mbërritjes së tyre në aeroport për shkak të frikës nga përhapja e variantit të ri britanik të Covid-19.

Sikurse ka qenë njoftuar prej ditësh fluturimet nga Turqia vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Shumica e fluturimeve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian janë të ndaluara, me përjashtim të dhjetë vendeve ku ndër to përfshihet Mbretëria e Bashkuar.

Kurse fluturimet kombëtare mes rajoneve greke lejohen vetëm për arsye të domosdoshme.

Greqia që prej të shtunës ka vendosur në fuqi masa të reja kufizuese, dhe një shtetrrethim për fundjavat në vijim për rajonet kryesore që fillon nga ora 18.00 deri në orët e para të mëngjesit deri me datë 15 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022