Spahiu: Moska do jetë e lumtur nëse Albin Kurti refuzon planin gjerman
Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzon planin gjerman atëherë Moska do të jetë e lumtur. Ishte ky konstatimi i juristit Kreshnik Spahiu.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nëse Kurti nuk pranon propozimet e amerikanëve, gjermanëve dhe francezëve, atëherë i mbetet të presë plane nga Rusia e Kina.
“Albin Kurti ka deklaruar se mund të kërkojnë ç’të duan, por nuk ka normalizim pa siguri të Kosovës. Tani sigurinë kujt ja kërkon? Sepse nga një anë Albin Kurti doli dhe tha nuk lejojmë që KFOR-i të kontrollojë Veriun sepse është policia e Kosovës që e kontrollon Veriun. Tani nëse ke policinë e Kosovës, garantojë vetë sigurinë. E dyta, nuk ka lojë me dy porta. Edhe nuk dua që KFOR-i të kontrollojë Veriun, edhe mirëpret forcat e NATO-s në Veri dhe thua çoni sa më shumë. Po mirë ushtarët për çfarë do i çojnë këta në Kosovë NATO dhe KFOR-i kur ti nuk je aq mikpritës me ndikimin e KFOR-it në Veri?
Po e zëmë teorikisht sikur e rrëzoi projektin franko-gjerman Albin Kurti. Kush është plani B? Do ketë një projekt ruso-kinez që do të pranojë Albin Kurti se ky planit të amerikanëve, gjermanëve dhe francezëve i bën naze,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta