Kina: Ti jepet fund konfliktit në Izrael, zgjidhja është krijimi i dy shteteve
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri deklaratën e parë publike për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për armëpushim dhe përsëriti se krijimi i “një shteti të pavarur të Palestinës” përmes një zgjidhjeje me dy shtete është “rruga kryesore për dalje” nga konflikti.
“Përparësia kryesore është t’u jepet fund luftimeve sa më shpejt që është e mundur, të parandalohet zgjerimi i konfliktit apo edhe dalja e tij jashtë kontrollit dhe mundësia që të krijojë krizë të rëndë humanitare,” deklaroi Presidenti kinez Xi gjatë takimit me Kryeministrin e Egjiptit, Mostafa Madbouly në Pekin.
Disa analistë thonë se deklaratat e Presidentit Xi janë në vijë me pozitën tradicionale të Pekinit mbi çështjet që lidhen me palestinezët.
“Deklaratat nga Pekini zyrtar që nga 8 tetori janë në përputhje me qëndrimet që Kina ka mbajtur që të paktën nga viti 1997,” tha profesorja Dawn Murphy, që ligjëron mbi strategjinë e sigurisë kombëtare në Kolegjin Kombëtar amerikan të Luftës.
Sipas saj Kina nuk e konsideron konfliktin aktual ndërmjet Izraelit dhe Hamasit si “konflikt që do të ndryshojë dramatikisht qëndrimin e tyre.”
“E shohin atë si pjesë të një konflikti shumë më të gjatë izraelito-palestinez,” tha zonja Murphy.
Përveç përsëritjes së nevojës për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete, zoti Xi ka vlerësuar përpjekjet e Egjiptit për të ndihmuar në shtensionimin e situatës dhe tha se Pekini “është i gatshëm të forcojë koordinimin me Egjiptin dhe shtetet tjera arabe” për të lehtësuar gjetjen e “një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze sa më parë.”
Konflikti filloi kur grupi militant palestinez Hamas ndërmori një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke lënë 1,400 të vdekur dhe rrëmbyer rreth 200 qytetarë izraelitë në Gaza. Izraeli po hakmirret me sulm ajrore kundër shënjestrave nëpër Gaza që kanë lënë të paktën 3,500 palestinezë të vrarë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni