Cili ishte roli i Katarit në lirimin e dy pengjeve amerikane

21 Tetor 2023 | 15:41

Të premten e 20 tetorit, 12 ditë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit u realizua dhe lirimi i parë i 2 prej 200 pengjeve që dyshohet se po mbahen në Rripin e Gazës nga militantët.

Në një video të shpërndarë nga Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, u tregua lirimi i shtetaseve amerikane Raanan dhe vajzës së saj Natalie.

BBC shkruan se ky zhvillim nxori në pah rolin e pazakontë të Katarit në konflikt, ndikimin e tij, por dhe rreziqet që mbart.

“Fakti që shteti i vogël i Gjirit shërben si një bazë e rëndësishme ushtarake amerikane, por dhe lidhjet që mban me grupet islamike në rajon, tregon se ai di të “punojë” në anë të ndryshme, duke dëshmuar mbajtjen e një balance me Perëndimin dhe militantët”, shkruan BBC.

Katari e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës dhe arbitër – jo vetëm mbi rastin e pengjeve të Hamasit, por zgjidhjen e problemeve të ngjashme dhe në Siri dhe Irak, por dhe negociatat mes talebanëve dhe amerikanëve.

Në të gjitha këto, Katari shpreson të fitojë ndikim dhe një shkallë mbrojtjeje, shkruan gazetari i BBC Gordon Corera.

Megjithatë, ka rreziqe, veçanërisht duke pasur parasysh natyrën e sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit që kjo mund t’i shtyjë SHBA-në dhe të tjerët të bëjnë më shumë presion mbi të për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj grupeve militante që ai “mirpret”.

“Por ka gjithashtu një marrëdhënie me SHBA – dhe Perëndimin – me kanale shpesh jetike duke e treguar vlerën e tij në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan Correa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026