Ministri i mbrojtjes së Izraelit zbulon “planin në tri faza për të mposhtur Hamasin”

21 Tetor 2023 | 16:53

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant detajoi planin e hartuar për të mposhtur Hamasin. Deklaratat Gallant i bëri gjatë një takimi të komitetit të mbrojtjes të premten, por nuk dha asnjë të dhënë se si planifikohet mbikqyrja e rajonit pas përfundimit të luftimeve.

Duke folur në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knesset në Tel Aviv, Gallant paraqiti strategjinë e Izraelit për të mposhtur grupin terrorist përgjegjës për sulmin e befasishëm të 7 tetorit që vrau më shumë se 1300 izraelitë.

Ai u tha anëtarëve të komitetit se lufta do të shpaloset në tre faza të dallueshme.

Faza e parë, e cila është duke u zhvilluar, do të përfshijë një fushatë ushtarake të sulmeve ajrore, të cilat më pas do të shoqërohen me manovra tokësore “me qëllim të shkatërrimit të operativëve dhe dëmtimit të infrastrukturës  ndihmëse për Hamasin”.

Faza e dytë do të përfshijë gjithashtu luftime, por me një intensitet të reduktuar pasi trupat e zhvendosin fokusin e tyre për të “eliminuar xhepat e rezistencës” që mbeten në rajon.

Së fundi, Gallant tha se ndërsa lufta hyn në fazën e tretë, Izraeli do të punojë për të krijuar një “regjim të ri sigurie” në Gaza.

Veçanërisht, kjo fazë përfundimtare do të përfshijë “heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën e përditshme në Rripin e Gazës”, e cila do të sjellë “një realitet të ri sigurie për qytetarët e Izraelit” dhe ata që jetojnë pranë Gazës.

Së fundi, Gallant tha se ndërsa lufta hyn në fazën e tretë, Izraeli do të punojë për të krijuar një “regjim të ri sigurie” në Gaza.

Veçanërisht, kjo fazë përfundimtare do të përfshijë “heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën e përditshme në Rripin e Gazës”, e cila do të sjellë “një realitet të ri sigurie për qytetarët e Izraelit” dhe ata që jetojnë afër Gazës.

Megjithatë, shkruan Neë York Post, në fjalët e tij mungonte ndonjë tregues se çfarë do të thotë Izraeli të heqë çdo përgjegjësi për Gazën dhe 2.2 milionë banorët e saj, territor i cili varet tërësisht nga Izraeli për shërbimet thelbësore si uji dhe energjia elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026

Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore

Miliarderi Bill Gates pretendoi para një komisioni të Kongresit Amerikan se dënimi i abuzuesit seksual Jeffrey Epstein kishte për qëllim ta shantazhonte duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, sipas tekstit të...
18:56 | 24/06/2026

Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit

Irani ka eksportuar 40 milionë fuçi naftë të papërpunuar që nga 15 qershori, me gjysmën e këtij vëllimi të transportuar brenda një dite të vetme,...
18:55 | 24/06/2026