“Sulme politike!” Avokati i Berishës: Pse policia shkoi te selia blu pas konferencës
Avokati Genc Gjokutaj, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se masa e sigurisë e marrë ndaj Sali Berishës është një sulm politik.
Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e të shtunës, në shkelje të ligjit forcat e policisë shkuan në selinë e Partisë Demokratike veprim i cili sipas tij ishte për të treguar “forcën” pasi nuk kishte asnjë arsye sepse ata duhet të shkonin në seli, duke qenë se masa ndaj Berishës është detyrim paraqitje dhe jo “arrest me burg”.
“Pasaporta nuk i është marrë, sepse zoti Berisha është informuar në lidhje me këtë procedurë. Një ish-president, ish-kryeministër, deputet i kuvendit, SPAK-u i cakton masë sigurimi duke ju shmangur të gjitha procedurave parlamentare.
Unë si avokat rekomandoj zgjidhjen ligjore. Ju duhet të dini një gjë, zoti Berisha ka disa cilësi brenda vetes dhe ai do të marrë një vendim të tijin në lidhje me ecurinë e çështjes dhe përfaqësimin e saj.
Refuzimi dje ka qenë pjesë e protestës civile dhe morale që ai ka bërë ndaj një vendimi të tillë që nuk ëhstë vendim sipas ligjit, por një atentat. Vajtën ata të policisë dje në orën 11 të natës. Duhet të dini se një kontroll banese i një delikuenti, procedura nuk të lejon pas orës 8 të darkës deri në 7 të mëngjesit.
Kjo është frymë ligji që duhet të zbatohet. Kjo nuk është masë arresti që ti ke informacion që ai do iki. Kjo e gjitha u bë pas konferencës për shtyp të Berishës për të treguar forcën. Janë skenarë që Shqipëria i ka me bollëk”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta