Kishin mbjellur 240 rrënjë kanabisi në oborrin e banesës, e “pësojnë” dy vëllezërit

23 Tetor 2023 | 09:20

Një 38-vjeçar, me inicialet P. D., nga fshati Pobrat i Dimalit është arrestuar nga policia pasi kishte kultivuar 240 bimë kanabisi në oborrin e banesës, dhe kishte përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur dhe vëllait i tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026