Bushati numëron “bëmat” e Fatos Nanos, Haxhiu ‘zhvlerëson’ lejen e ndërtimit

8 Shkurt 2021 | 19:33

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në komentet mbi intervistën e fundit të Fatos Nanos, ishin shumë të kundërt në qëndrime. Sipas Bushatit, e gjitha ishte një përpjekjet e qartë për të ndihmuar Edi Ramën, pasi tha fjalët më të mira për atë dhe nga ana tjetër goditi rivalët e tij. Deklaratat e Nanos, ai i konsideroi “pazar” dhe që kanë shumë pak vlerë në tregun e politikës.

“Pyetja është sa është e vlefshme ndihma e Fatos Nanos në këtë situatë para zgjedhjeve? Për mendimin tim do të ishte ndihmuese në rast se do të ishte e sinqertë. Në rast se do ta kishim dëgjuar duke folur gjithmonë këtu për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Gjatë këtyre 15 vjetëve e kemi parë të thotë fjalët më të zeza për Edi Ramën dhe t’i lëpihet 3-4 herë Sali Berishës për interesa të veta të vogla. E kemi para që të ofrohet dhe si shofer i Ilir Metës vetëm për të shtypur me rrotat e përbashkëta Ramën”, u shpreh Bushati.

Kurse për Baton Haxhiun qëndrimet e Nanos janë të ftohta dhe të sinqerta pasi këtë ia mundëson dhe distanca historike me ngjarjet. Kritikat e Nanos ndaj Ramës në të kaluarën, Haxhiu i konsideroi pjesë të betejës politike.

“Distanca historike me ngjarjen i krijon një ftohtësi dhe gjykimi mund të jetë më i sinqertë. Por fakti që Fatos Nano nuk la asnjë fjali kritikuese për Edi Ramën dhe tha se i duhej një rebel kur ai ishte në qeveri dhe që i duhej për pasues, tregon një njeri që ka ndjeshmëri ende për PS. Ka qenë betejë politike atëhershme, ndërsa gjykimi aktual është gjykim historik”, u shpreh Haxhiu.

Sipas Andi Bushatit, qëndrimet e Nanos lidhen me interesat e tij të ngushta pasi nëse do të ishte për ndjeshmëri ndaj PS, do ta kishte treguar këtë në kohët më të zeza kur ishte në opozitë, kohë kur shkoi t’i “lëpihej Ilir Metës dhe Sali Berishës”.

“Shikoni lejet këtu afër Euronews-it dhe do të kuptoni të vërtetën e fjalëve të tij. Besueshmëria e Nanos ka shkuar në zero pasi burgun e përdhosi vetë kur shkoi t’i lëpihej Sali Berishës. Problemi është te ndryshimi i kurbës së qëndrimeve”, tha ai.

Kurse për Baton Haxhiun tashmë Nano nuk ka më ambicie për poste të larta dhe rrëfimi është pa vrazhdësi dhe shton se më shumë është Nano që i ka shërbyer Ramës se sa anasjelltas.

“Në peshën se kush i ka shërbyer Fatos Nano, Edi Ramës apo Edi Rama, Fatos Nanos, nuk është ‘Joy rezidencë’. Ai i ka ofruar të ardhme politike dhe Rama i ka ofruar një leje ndërtimi, gruas së tij tek e fundit”, përfundoi Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara