Eksperti për aksidentet rrugore: Siguria nuk është në nivelet e duhura
Shkeljet e rënda të Kodit Rrugor ju kanë kushtuar patentën 660 drejtuesve mjetesh në Shqipëri. Për ekspertin rrugor, Fadil Lika më alarmant është fakti që vetëm 12% e atyre që rikthehen në autoshkollë arrijnë të rifitojnë lejen e drejtimit.
“E shikojmë në dy këndvështrime. Ose këta kanë një kontroll më të rreptë për të rimarrë lejen e drejtimit, ose janë pasqyra e gjithë drejtuesve të mjeteve në raport me njohuritë që disponojnë. Siguria rrugore në Shqipëri nuk është në nivelet e duhura dhe këta drejtues mjetesh, zakonisht janë në shkelje determinonte. Janë drejtues të mjeteve kur konsumojnë alkool ose lëndë narkotike. Pa përjashtuar dhe përdoruesit e mjetit që vozisin me shpejtësinë tej normave të lejuara,” – u shpreh Lika.
Eksperti gjykon se është e nevojshme për studime të mirëfillta, ndërsa shton se kontrollet janë ato që rrisin më shumë sigurinë.
“Është gjë e mirë për të kuptuar që drejtuesit e mjeteve lejen e tyre mund ta humbasin dhe vështirë se e rifitojnë, rrit përgjegjshmërinë e qytetarëve që bëjnë kundravajtjet e Kodit Rrugor që mund të jenë dhe shkak i humbjes së jetesës së njerëzve,” – tha Lika.
Shkelja e rregullave të qarkullimit shpesh ka pasoja fatale. Vetëm në muajin shtator në vendin tonë janë regjistruar 93 aksidente rrugore me 122 persona të lënduar.
“80-83% të numrit të aksidenteve i shkaktojnë parakalimet e gabuara, shpesh ne gjykojmë qytetarët që të mos kryejnë manovra të gabuara. Ndonjëherë ndikon niveli i stresit që drejtuesit e mjeteve kanë në Shqipëri për shkak të rrugëve interurbane ku këto segmente mbingarkohen dhe drejtuesit e mjeteve marrin veprime të pasigurta,” – tregoi eksperti.
Përdorimi i rrugës nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, sipas ekspertit rrugor është një tjetër problem madhor, për të cilin dhe kërkon aplikimin e një plani masash të shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta