Zhbllokohet anëtarësimi i Suedisë në NATO, lëvizja e Erdogan
23 Tetor 2023 |
17:10
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Protokolli është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë për ratifikim.
Lajmi u bë me dije nga presidenca turke e cila nuk dha informacione të tjera.
Presidenti Erdogan deklaroi më herët se Parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO së paku deri në tetor.
Duke folur për gazetarët në Vilnius, pas samitit të NATO-s, Erdogan tha se Parlamenti i Turqisë është në pushim për dy muaj dhe më pas “ka shumë propozime [të tjera] legjislative për të diskutuar”.
Turqia u pajtua që Suedia t’i bashkohej aleancës ushtarake në fillim të korrikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West