85-vjeçarja izraelite i shtrëngon dorën terroristit të Hamas që e liroi

24 Tetor 2023 | 10:51

Hamasi liroi dy pengje të hënën, më 23 tetor. Yocheved Lifshitz, 85 vjeç dhe Nurit Cooper, 79 vjeç, u morën peng më 7 tetor pasi militantët sulmuan kibucin Nir Oz.

Të dyja u fotografuan duke u shoqëruar nga militantët e Hamasit në paraburgimin e Kryqit të Kuq. Ato u trajtuan në ambulanca në pikën kufitare Rafa me Egjiptin dhe më pas shkuan në një spital në Tel Aviv për t’u ribashkuar me familjen.

Në fotot e bëra publike shihet 85-vjeçarja teksa mbahet përdore nga një terrorist i Hamas i veshur kokë e këmbë me të zeza dhe i armatosur gjer në dhëmbë, ndërsa në momentin e dorëzimit e moshuara nuk ngurron të shtrëngojë duart me të.

Burri i Yocheved Lifzhitz, Oded Lifshitz, së bashku me burrin e Nurit Cooper, Amiram Cooper, mbahen ende nga Hamasi, së bashku me rreth 218 pengje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026