Të fotografosh Zotin e Detit, imazhi i Poseidonit të zemëruar bëhet viral në media
Imagjinatë apo iluzion optik, një foto ku duket se shfaqet Poseidoni, Zoti i Detit, është bërë viral në media.
A është thjesht një dallgë apo fytyra e Poseidonit, Zotit të Detit?
Cilado qoftë e vërteta, lëreni imagjinatën t’ju udhëheqë. Me miliona njerëz në botën online janë duke shijuar një pamje të tillë, fotografuar në momentin e duhur.
Fotografi Mathieu Rivrin, e realizoi foton pranë shtëpisë së tij në Lesconil, Brittany gjatë Stuhisë Justine të muajit të kaluar. Një valë deti u përplas me një mur duke formuar një pamje që i ngjante Zotit të Detit, por të zemëruar.
“Po binte shi, drita ishte e ulët sepse po perëndonte. Ne mund të shihnim dallgët që thyheshin në distancë dhe që përplaseshin. Njëra nga valët e saj shpërtheu më fort se të tjerat. Është me të vërtetë një fragment, një sekondë,” – tha fotografi.
Rivrin shprehet se kur bëri fotot, valët më të fuqishme të stuhisë po godisnin bregdetin francez dhe në ato pak sekonda arriti të luajë me imagjinatën.
Fotoja tani është bërë virale në të gjithë botën në internet, por edhe në media.
Iluzion optik, rikrijim imazhesh apo lojë e natyrës, ata që e besojnë, rikthehen sërish në të shkuarën e largët.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona