Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 5 persona në Tiranë
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në shkolla.
Policia bën me dije se , në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kapën dhe arrestuan shtetasit K. B., 19 vjeç, M. B., 19 vjeç, F. Z., 20 vjeç, B. Z., 18 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 163 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.
Lënda narkotike, një grirëse metalike dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta