“Si rrjetë merimange”, 85-vjeçarja e marrë peng tregon tunelet nëntokësore të Hamas

24 Tetor 2023 | 12:24

Yocheved Lifschitz, një 85-vjeçare izraelite, e cila u lirua nga Hamasi të hënën në mbrëmje, tregoi para mediave se ishte marrë nën tokë në rrjetin e madh të tuneleve të Hamasit pasi u kap nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor.

“Ata ecën për disa kilometra në tokë të lagësht”, shpjegoi vajza e Lifschitz, e cila vepronte si përkthyese. “Ekziston një rrjet i madh, i madh tunelesh poshtë. Duket si një rrjetë merimangash”.

Lifschitz tha se kishte mjekë dhe ndihmësmjekë që prisnin t’i merrnin ata. Pasi fillimisht u grupua së bashku me 25 persona të tjerë, Lifschitz tha se rrëmbyesit e saj më pas e vendosën atë në një grup më të vogël me pesë individë të tjerë nga një zonë afër saj.

“Kur arritëm atje, na thanë se ata janë njerëz që besojnë në Kuran dhe nuk do të na dëmtojnë dhe ne do të kemi të njëjtat kushte që ata kanë në tunele”, tha Lifschitz.

“Kishte roje, një ndihmës dhe një mjek që u kujdes për faktin që ne do të kemi të njëjtin ilaç që na nevojitet”, tha ajo, duke shtuar se si ata “u kujdesën për anën sanitare të gjërave në mënyrë që ne të mos sëmureshim”.

Liftschitz u lirua të hënën në mbrëmje, së bashku me fqinjën e saj Nurit Cooper, 79 vjeç. Më shumë se 200 njerëz besohet se janë kapur dhe janë sjellë në Gaza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet

Udhëheqësit e Katarit dhe Pakistanit kanë diskutuar të mërkurën situatën në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të...
16:18 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026