“Squid Game” në jetën reale, loja ku 456 lojtarë garojnë për 4.56 mln dollarë

24 Tetor 2023 | 14:27

Versioni i reality show i Squid Game nuk është çështje jete ose vdekjeje, por 456 lojtarë do të konkurrojnë për të fituar 4.56 milionë dollarë, çmimi më i madh në para në historinë e shfaqjeve televizive.

Nëpërmjet një serie lojërash, çdo konkurrent do të shtyhet në kufijtë e tij dhe do të detyrohet të pyesë veten se sa larg do të shkojë për të fituar, me aleanca oportuniste, strategji të pamërshirshme dhe tradhti.

Traileri fillon me tingullin e kukullës legjendare animatronike, Young-hee, duke rinisur një raund të ri të Dritës së Kuqe, Dritës së Gjelbër.

Pjesë e lojrave në këtë garë do të jenë lojra të vjetra nga seriali, dhe lojra të reja të ndara në 10 episode të cilat janë filmuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fund, vetëm njëri nga lojtarët do të largohet me çmimin, dhe për të fituar 4.56 milionë dollarë, ata së pari do të duhet të bëjnë miq dhe akoma më shumë armiq gjatë rrugës.

“Squid Game”: The Challenge do të publikohet më 22 nëntor 2023 në Netflix.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026