Macron: Koalicioni ndërkombëtar që luftoi IS-in mund të luftojë Hamasin

24 Tetor 2023 | 14:44

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi të martën një koalicion ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste me një model të ngjashëm me luftën kundër ISIS.

Macron tha se Hamasi është i krahasueshëm me ISIS dhe Al Kaeda “në veprim dhe qëllim”. Duke folur së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ai dënoi “urrejtjen e pastër” dhe “dhunën e pastër” të sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Lufta kundër grupeve terroriste duhet të jetë pa mëshirë, por jo pa rregulla”, tha ai, duke bërë thirrje për akses humanitar dhe energji elektrike për popullsinë civile të kapur në luftime, pa një ndihmë të tillë për grupet terroriste.

Presidenti francez theksoi se veprimet e Hamasit “kalojnë përtej çdo kuptimi”, duke shënuar “një faqe të zezë në historinë tonë”.

Duke shprehur ngushëllimet e Francës ndaj Izraelit për sulmet, ai tha: “Të dy vendeve tona i bashkon i njëjti pikëllim”.

Të paktën 30 qytetarë francezë u vranë në sulmet e Hamasit dhe nëntë qytetarë francezë janë “të zhdukur ose të mbajtur peng”, tha ai.

Macron kërkoi që kauza palestineze të dëgjohet “me arsye”, duke shtuar se “kushti i parë” i një shteti palestinez në paqe dhe siguri duhet të jetë pranimi i ekzistencës dhe sigurisë së Izraelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026