Macron mbërrin në Izrael, takohet me presidentin: Ajo që ndodhi s’do harrohet kurrë

24 Tetor 2023 | 10:38

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbërriti në Tel Aviv mëngjesin e kësaj të marte, ku zhvilloi  një takim me homologun izraelit Isaac Herzog.

Takimi u zhvillua në qytetin e Jerusalemit.

Macron shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e Francës për Izraelin në luftën kundër terrorizmit.

“Franca do të qëndrojë në solidaritet me Izraelin në luftën e tij kundër terrorizmit. Ajo që ndodhi nuk do të harrohet kurrë”, tha Macron, duke iu referuar sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

Macron theksoi gjithashtu se lirimi i të gjithë pengjeve të Hamasit ishte një ndër prioritetet kyç të luftës në Gaza..

“Objektivi i parë që duhet të kemi sot është lirimi i të gjithë pengjeve, pa asnjë dallim, sepse ky është një krim i tmerrshëm të luash me jetën e fëmijëve, të rriturve, të moshuarve, civilëve dhe ushtarëve”, tha Macron.

Ai u shpreh se fushata ushtarake e Izraelit në Gaza duhet të zhvillohet pa e “zgjeruar këtë konflikt”.

Në orët në vijim Macron pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Benny Gantz dhe liderin kryesor të opozitës Yair Lapid.

Sipas Presidencës franceze, Macron do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026