Ministri i Jashtëm, Igli Hasani flet në KS për situatën në Gaza: Të mbrohen civilët
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Nju Jork, mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit për “Situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen e Palestinës”.
Në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të KS.
“Ngjarjet e 7 tetorit është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit. Duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar civilët. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, ne nuk duhet të mashtrohemi ndaj Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste.
Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata. Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit. Hamasi po ua mohon atyre të tashmen, po u vjedh të ardhmen. Ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite. Nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve që vijnë nga narrativa naziste. Duhet të reagojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit.
Situata humanitare në Gaza është dramatike. Dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë për përgjegjësit. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa”,-tha ministri Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet