“Borrell kërkon takim, Kurti nuk do shkojë!” Gashi: BE duhet ta sanksionojë Serbisë
Avokati nga Kosova Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania kërkesa për të zhvilluar një takim me Kurtin dhe Vuçiçin nuk është aspak normale të ndodh në një kohë kur ende është “e nxehtë” ngjarja e 24 shtatorit.
Ai tha se edhe nëse do të ketë një ftesë për këtë takim, kryeministri Albin Kurti , nuk mund të ulet në një tryezë me Vuçiçin, për sa kohë Bashkimi Europian nuk i vë sanksione Serbisë.
“Nuk është normale as nga Borrell e as nga Lajçak të cilët me gjysmë shpirti po e thonë këtë, duke qenë se janë kritikuar edhe nga Albin Kurti edhe nga zyrtarë të tjerë të Kosovës, kur Albini ka qenë më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë. Pas ngjarjes së 24 shtatorit duhet pak kohë për t’u qetësuar dhe që të ket një hetim ndërkombëtar, për vërtetimin e involvimit të Serbisë në këto ngjarje.
Sepse këta terroristë, po i hetojmë ne vetë. Fakti që është mbushur një muaj prej sulmeve terroriste sepse sot është data 24 tetor dhe duhet që Borrell e Lajçak të mos jenë kaq kërkues që të organizojnë sa më shpejt sipas tyre një takim një Bruksel dhe paralajmërojnë se ndoshta do të jetë në fundin e kësaj jave. Mendoj se edhe nëse dërgojnë ftesa për këtë fundjavë, Albin Kurti nuk do të shkojë atje.
Dhe unë nuk besoj që është normale që cilido zyrtar i Kosovës, të takohet në Bruksel apo kudo tjetër me Vuçiçin, me këto negociata apo bisedime, deri sa Bashkimi Europian nuk i vë sanksione Serbisë për shkak të ngjarjeve të 14 shtatorit”,-tha Tomë Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)