Xhunga: Berisha nuk po goditet as nga Rama, as nga SPAK, por nga SHBA
Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk po goditet as nga Edi Rama, as nga SPAK, por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij SPAK-u ka mbështetjen e SHBA-së dhe për këtë arsye i është vënë pas faktorëve më të rëndësishëm politikë në Shqipëri, ndryshe diçka e tillë nuk do të ishte e mundur.
“Nuk po e godet SPAK-u, natyrisht nuk po e godet as Edi Rama. Po e godet SHBA-ja sepse po të shikojmë, SPAK deri më sot ka goditur Rilindjen dhe Sali Berishën, por këta dy faktorë na rezultojnë që janë dhe faktorët më të rëndësishëm politikë në Shqipëri, që do të thotë këta dy faktorë kanë sot në Parlamentin e Shqipërisë shumicë kushtetuese, pra shumicë të cilësuar dhe po të ishte për SPAK-un, Sali Berisha dhe Edi Rama mblidhnin parlamentit, atë që u bë në 2016-tën e zhbënin sot dhe e flaknin SPAK-un në Lanë. Pra, këta sot po i godet SPAK-u sepse është i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh Xhunga.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha si Napoleoni në betejën e Waterloo| Xhunga: Është i humbur politikisht
- Berisha në gjyq? Qafoku: Ngjarja më e rëndësishme e 33 viteve të fundit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë në Washington, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron përsëri Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasoja
- 13:37 Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)