SHBA parlajmëron Iranin në OKB: S’duam konflikt, por do veprojmë të vendosur nëse…
Shtetet e Bashkuara thanë në Kombet e Bashkuara se nuk dëshirojnë konflikt me Iranin, por Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se Uashingtoni do të vepronte menjëherë dhe në mënyrë të vendosur nëse Irani apo bashkëpunetoret e tij do të sulmonin personelin amerikan kudo ku të jetë.
Blinken foli gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa frika është rritur se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, në Rripin e Gazës, mund të shndërrohet në një luftë më të gjerë, duke përfshirë Hezbollahun e Libanit që ka mbështetjen e Teheranit.
“SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por, nëse Irani apo bashkëpunëtorë e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur”, tha ai.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare që të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të përbashkët ndaj çdo aktori shtetëror apo joshtetëror që po e shqyrton mundësinë e hapjes së një fronti të ri në këtë konflikt kundër Izraelit, apo që dëshiron të sulmojë partnerët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, që të mos e bëjnë këtë. Nuk duhet t’i hedhin benzinë zjarrit”, tha Blinken.
Pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Irani e ka përgëzuar këtë grup militant. Ndërkaq, Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pretendoi se ka pasur shkelje të ligjit ndërkombëtar teksa Izraeli sulmon nga ajri Gazën dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
“Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar që ne po shikojmë në Gazë. Më lejoni të jemi i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Guterres gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit
Gjithashtu ai shtoi: “Për të lehtësuar vuajtjet epike, për të bërë që ndihma të arrijë më lehtë dhe më sigurt, për të lehtësuar lirimin e pengjeve, unë përsëris thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje