“Tërmet” në OKB, Izraeli përplaset me Sekretarin Guterres. Kërkohet dorëheqja e tij

25 Tetor 2023 | 09:55

Zyrtarët izraelitë kritikuan Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të martën, pasi ai u duk se sugjeroi se shtysa për sulmin shkatërrues të grupit terrorist Hamas më 7 tetor mbi Izraelin ishte kontrolli i vazhdueshëm i shtetit hebre mbi territoret palestineze. Ambasadori i izraelit në OKB kërkoi që Antonio Guterres të jepte dorëheqjen.

“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum”, tha Guterres në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi luftën Izrael-Hamas, e cila shpërtheu kur grupi terrorist sulmoi disa territore izraelite pranë kufirit me Rripin e Gazës, duke vrarë rreth 1,400 njerëz shumica dërrmuese e tyre civilë.

“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ata e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuar nga dhuna; ekonomia e tyre u mbyt; njerëzit e tyre të zhvendosur dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara. Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të gjendjes së tyre janë zhdukur, “tha Guterres.

Ministri i Jashtëm i Izraelit  anuloi takimin e planifikuar me Guterres. Pas asaj që ndodhi më 7 tetor, ai shkroi, “nuk ka vend për një qasje të barabartë. Hamasi duhet të fshihet nga faqja e dheut.” Shkroi shefi i doplomacise izraelite ne rrjetet sociale

Lideri i opozites Gantz, i cili iu bashku kabinetit qeveritare reagoj ashpër në rrjtete sociale gjithashtu: “Janë të errëta ditët kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara fal terrorin”.

“Absolutisht asgjë nuk mund të justifikojë masakrën e civilëve të pafajshëm,” shkroi ai. “Tani është koha për të qëndruar në anën e duhur të historisë, ose për t’u gjykuar nga ajo”- shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi thotë se sulmet kanë vrarë mbi 5,700 palestinezë deri më tani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026